Neuer mund të qëndrojë te Bayern edhe për një sezon tjetër, por me një kusht…
18 Prill 2026 17:08 Telesport Pavarëisht se është 40-vjeç, Manuel Neuer ishte fantastik në dy përballjet e fundit ndaj Real Madridit, duke siguruar një nivel të jashtëzakonshëm dhe ishte vendimtar me disa pritje shpëtimtare. Megjithatë, mosha e tij dhe fakti që kontrata me Bayernin skadon në qershor, e bëjnë të ardhmen e Neuer te bavarezët më të pasigurt se kurrë. Prandaj, kjo mbetet një temë debati, si për tifozët ashtu edhe për klubin, i cili duket se ka një plan për të. Uli Hoeneß, legjenda e bavarezëve ka bërë të qartë qëndrimin e Bayern në lidhje me të ardhmen e Neuer. “Nëse do të varej nga unë, do të përpiqesha ta mbaja me ne për një vit tjetër. Do t’i kërkoja të pranonte të linte...
Burimi:
telesport.al