“Nëse shënoj, do të festoj duke luajtur flautin”, Mbappé e mbajti premtimin: “Luaj për të bërë histori”

“Nëse shënoj, do të festoj duke luajtur flautin”, Mbappé e mbajti premtimin: “Luaj për të bërë histori”

“Nëse shënoj kundër Senegalit, do të festoj duke luajtur flautin…” E tha dhe e bëri. Në mbrëmjen kur u bë golashënuesi më i mirë në historinë e Francës, Kylian Mbappé mbajti premtimin që i kishte bërë disa ditë më parë prezantuesit James Corden. Arsyeja? Sulmuesi zbuloi se kur ishte i vogël, prindërit e tij e kishin këshilluar të mësonte të luante flaut. Kështu, pasi bëri festimin e tij të zakonshëm me krahët e kryqëzuar, sulmuesi i Real Madridit simuloi se po luante instrumentin muzikor. Në një segment të transmetuar nga “Fox Sports”, gjatë bisedës në “Carpool Karaoke”, Corden i dha Mbappé-së një flaut dhe i kërkoi të luante disa nota. “Kam harruar gjithçka”, – tha me shaka sulmuesi, i vetëdijshëm se notat e para nuk...