Burimi:
telesport.al
Foto © telesport.al
Nëse nuk vjen Cancelo, Inter ka gati planin B dhe e gjen zgjidhjen brenda Serie A
6 Janar 2026 20:30 Telesport Pavarësisht dëshirës së Joao Cancelo për të zgjedhur Barcelonën, Inter nuk ka hequr ende dorë nga portugezi dhe do të luftojë deri në fund për transferimin. Por në rast se kjo gjë nuk ndodh, zikaltrit kanë gati planin B. “CalcioMercato” zbulon se Inter ka zgjedhur brazilianin e Fiorentinës, Dodo, në rast se nuk vjen Cancelo. Dodo i transferuar në vitin 2022 nga Shakhtar Donetsk te Fiorentina për 15 milionë euro, është shëndërruar në një titullar fiks te klubi vjollcë. Megjithatë, bisedimet me Fiorentinën nuk do të jenë aspak të lehta, pasi klubi vjollcë është në rrezik për të rënë në Serie A dhe Dodo është një nga lojtarët kryesor të ekipit. Mbetet për t’u parë nëse Inter do t’i propozojë...