“Nëse dëgjon kritikat…”, Cristiano Ronaldo me një këshillë të artë për Lamine Yamal

“Nëse dëgjon kritikat…”, Cristiano Ronaldo me një këshillë të artë për Lamine Yamal

5 Korrik 2026 20:56 Telesport Në konferencën e sotme për shtyp, dy ditë para përballjes me Spanjën, foli Cristiano Ronaldo për Portugalinë. Ndër të tjera, kapiteni portugez nuk kurseu lëvdatat për Lamine Yamal, por i dha atij edhe një këshillë të vlefshme për të ardhmen. “Ai po bën shumë mirë dhe ka një të ardhme të ndritur. Sa më i përgatitur të jesh, aq më mirë do t’i mbijetosh një karriere të gjatë. Nëse dëgjon kritikat, je i humbur. Ka kritika konstruktive dhe kritika që synojnë të të shkatërrojnë. Ai gjithashtu duhet të përqendrohet te njerëzit që e duan”, tha Ronaldo. Por, kapiteni i portugezëve nuk u ndal vetëm te Lamine Yamal, por foli edhe për pjesën tjetër të Spanjës. “Spanja ka shumë talent brenda...