‘Nëndetësja’ kërkon rikthimin, Ilir Daja e di si mundet Elbasani

‘Nëndetësja’ kërkon rikthimin, Ilir Daja e di si mundet Elbasani

Dinamo do të luajë sot ndeshjen e radhës në kampionat, ku përballë do të ketë Elbasanin. Blutë kanë një barazim e një humbje në ndeshjet e fundit të Superiores, megjithatë kryeqytetasit janë të bindur se dy ndeshjet kanë qenë vetëm një moment i keq dhe nuk është një krizë në skuadër. Kështu, ndaj Elbasanit do të kërkohet vetëm fitorja për të konfirmuar se gjithçka ka kaluar dhe se blutë janë skuadër pretendente për të fituar titullin kampion këtë sezon, që do t’i shtohej Kupës së Shqipërisë dhe Superkupës së fituar në vitin e fundit. ILIR DAJA- Trajneri i Dinamos e ka me fat Elbasanin dhe është një skuadër që di ta mundë. Trajneri kryeqytetas ka fituar ndaj Elbasanit edhe para se këta të fundit të...