Në Spanjë konfirmojnë transferimin e bujshëm: Rodri drejt Real Madrid për 70 milionë euro
22 Maj 2026 12:25 Telesport Ylli i Manchester City, Rodri, është kthyer përsëri në modë në Spanjë. E përditshmja spanjolle “Marca” pretendon se mesfushori spanjolli tani është “i etur” të bashkohet me Real Madrid. Sezonin tjetër për shkak të largimit të Pep Guardiola. “Rodri ka qenë prej kohësh ëndrra e madhe e paplotësuar e Real Madrid“, shkruan “Marca”, që shton se “largimi i Guardiolës hap një derë që për vite me radhë mbeti plotësisht e mbyllur”. Guardiola, i cili pritet të largohet nga City në fund të sezonit, e solli Rodri në Premier League nga Atletico Madrid. Ndërsa tani, emri i Rodri del në diskutimet për një rikthim në Spanjë, pasi shihet si zgjidhja për të riorganizuar mesfushën e “los blancos”. Me kontratën që skadon...
Burimi:
telesport.al