“Në Poloni e kanë marrë si të sigurt fitoren”, Shehu çuditet nga mentaliteti polak: Janë euforikë
Julian Shehu ka dhënë një intervistë të shkurtër për “TV Klan” në prag të sfidës kundër Polonisë, e cila do të luhet mbrëmjen e nesërme duke nisur nga ora 20:45. Mesfushori shqiptar luan në kampionatin polak dhe ka pasur mundësinë të mësojë më tepër rreth përshtypjeve që kanë kundërshtarët për këtë përballje. Ai është shprehur se në Poloni ka një lloj euforie, duke e parë veten superior në krahasim me Shqipërinë. Sipas Shehut, kjo eufori mund të jetë edhe pika e dobët e bardhekuqve. “Është ndoshta ndeshja më e rëndësishme që ka pasur ndonjëherë Kombëtarja shqiptare. Kështu që shpresojmë të dalim sa më mirë. Polonia ka të njëjtin mentalitet si para 3 viteve, megjithëse trajneri ka ndryshuar. Kualiteti nuk ka nevojë të diskutohet. Por kanë...
Burimi:
sportekspres.com