Në fushë pas 8 vitesh, Kombëtarja gati për Ligën Europiane të Volejbollit, zhvillon edhe 2 miqësore me Kosovën

Në fushë pas 8 vitesh, Kombëtarja gati për Ligën Europiane të Volejbollit, zhvillon edhe 2 miqësore me Kosovën

Kombëtarja e femrave në volejboll do të rikthehet në fushë këtë fundjavë pas 8 vitesh mungesë. Vajzat kuqezi do të luajnë në fazën eliminatore të Ligës Europiane të Volejbollit (Volleyball European League). Shqipëria do ta zhvillojë këtë fazë eliminatore në Odense të Danimarkës. Në grup, bashkë me ekipin tonë do të jenë edhe vendi organizator, Lituania dhe Luksemburgu. Dy ekipet e para avancojnë më tej. Kombëtarja, e cila do të drejtohet nga trajneri italian Nicola Coronelli, prej disa ditësh është e grumbulluar në Tiranë, duke u përgatitur për këtë event. Objektivi është kualifikimi në fazën e grupeve, që nis në qershor. Për t’u përgatitur sa më mirë për këtë turne, Shqipëria zhvilloi në Farkë edhe dy ndeshje miqësore me Kosovën, duke i humbur të dyja...