Në Brazil e konfirmojnë, Neymar i përfshirë në listën paraprake të Ancelotti për dy miqësoret e marsit

Në Brazil e konfirmojnë, Neymar i përfshirë në listën paraprake të Ancelotti për dy miqësoret e marsit

10 Mars 2026 10:12 Telesport Ëndrra duket se po bëhet realitet. Neymar Jr. po i afrohet me shpejtësi një rikthimi në ekipin kombëtar të Brazilit të drejtuar nga trajneri Carlo Ancelotti. Sipas disa burimeve në Amerikën e Jugut, sulmuesi i ekipit të Santos është përzgjedhur paraprakisht për ndeshjet miqësore kundër Francës dhe Kroacisë, të planifikuara për më 26 dhe 31 të këtij muaji në Amerikë. Kjo do të shënonte rikthimin e O’Ney në ekipin kombëtar brazilian pas më shumë se tre vitesh mungesë. Gjithsesi, skuadra e plotë do të shpallet zyrtarisht të hënën e ardhshme. Ish-lojtari i Barcelonës dhe PSG-së ka vetëm një qëllim: të përfshihet në skuadrën e Ancelotti për Kupën e Botës këtë verë. Dëmtimi i Rodrygo, që ka humbur botërorin, mund t’i...