Ndryshon formati i garës edhe në Kategorinë e Parë, detajet lidhen me duelet “play-off”

Ndryshon formati i garës edhe në Kategorinë e Parë, detajet lidhen me duelet “play-off”

Adriatik BALLA Jo vetëm Kategoria Superiore do të ndryshojë format sezonin e ardhshëm, por ndryshimet do të prekin edhe Kategorinë e Parë, e cila ruan përgjithësisht modelin e vjetër me tri faza, por do të shtohen disa modalitete në formatin e ri që u jep klubeve ambicie për garë të fortë e rivalizuese. Kështu, në mbledhjen e fundit të Komitetit Ekzekutiv, një nga vendimet e miratuara lidhet me propozimin e ardhur nga Departamenti i Garave për ndryshimin e formatit të kampionatit “Kategoria e Parë” për sezonet futbollistike 2027/2028 dhe 2028/2029, me qëllim rritjen e konkurrencës së kampionateve dhe ruajtjen e interesit sportiv gjatë gjithë sezonit. Departamenti i Garave ka propozuar që ky edicion mos të ketë asnjë ndryshim dhe kampionati të vazhdojë sipas formatit me...