Ndryshim stadiumi, FSHF zyrtarizon axhendën e derbit Partizani-Tirana,  mësoni kalendarin për dy javët e ardhshme

Ndryshim stadiumi, FSHF zyrtarizon axhendën e derbit Partizani-Tirana, mësoni kalendarin për dy javët e ardhshme

Federata Shqiptare e Futbollit ka zyrtarizuar kalendarin për dy javët e ardhshme. Siç dihet në javën e 23-të do të ketë sërish ndryshim stadiumi, pasi Vllaznia-Vora do të luhet në Vorë pas marrëveshjes në fazën e dytë. Data 6 shkurt, pikërisht e premtja që po vjen, do të shikojë të luhen katër ndeshje në të njëjtën ditë. Krahas Vllaznia-Vora, do të marrë jetë edhe Bylis-Partizani. Elbasani do e presë Teutën më pas në orën 16:30. Dita do të mbyllet me Flamurtari-Egnatia, që nis në orën 19:00. Java do të mbyllet me derbin Tirana-Dinamo. Ky takim në “Selman Stërmasi do të nisë në orën 13:30. Për Tiranën është rezervuar derbi edhe në javën e 24-të. FSHF ka zyrtarizuar se Partizani do e presë këtë takim ditën...