Ndodh edhe kështu! Klubi i njohur shkarkon trajnerin pas fitores 8-0
Klubi i njohur brazilian, Flamengo, ka njoftuar shkarkimin e trajnerit Filipe Luis, pavarësisht fitores së thellë 8-0 ndaj Madureira-s në orët e para të mëngjesit të së martës. Megjithëse kjo fitore siguroi kualifikimin në finalen e kampionatit Carioca, drejtuesit e klubit kishin vendosur tashmë për largimin e teknikut brazilian. Shkak për këtë vendim ekstrem është bërë fillimi më i dobët i sezonit në dhjetë vitet e fundit, ku ekipi humbi dy finale radhazi. Flamengo dështoi të fitonte Superkupën e Brazilit ndaj Corinthians dhe Recopa Sudamericana përballë Lanús, rezultate që sollën krizën mes trajnerit dhe bordit. Filipe Luís u emërua në krye të pankinës në shtator të vitit 2024, duke pasur një ecuri të suksesshme në fillim. Gjatë 99 ndeshjeve në drejtim, ai arriti të fitonte...
Burimi:
javanews.al