“Ndeshjet nuk fitohen në short apo letër”, Duka flet pas shortit të Ligës së Kombeve dhe tregon prioritetin kryesor të Shqipërisë

“Ndeshjet nuk fitohen në short apo letër”, Duka flet pas shortit të Ligës së Kombeve dhe tregon prioritetin kryesor të Shqipërisë

Presidenti i FSHF, Armand Duka ka komentuar shortin e Shqipërisë në Grupin C1 të UEFA Nations League. Në një prononcim nga Brukseli për fshf.org, aty ku u zhvillua ceremonia e hedhjes së shortit, Presidenti Duka theksoi se ndeshjet fitohen në fushë dhe jo në letër, duke vlerësuar rëndësinë e kompeticion të Nations League, por shtoi se fokusin fillestar është te sfidat e play-off-it të marsit, ku Shqipëria do të tentojë të sigurojë një biletë për në Botërorin 2026. “Në përgjithësi, unë nuk është se kam menduar ndonjëherë që ndeshjet fitohen në short apo në letër. Ndeshjet dhe kompeticionet fitohen në fushë. Ka shpeshherë raste që mendon se shorti ishte i keq dhe në përfundim të aktivitetit renditesh më mirë dhe anasjelltas. Gjithmonë ka një lloj...