“Ndeshjet ishin teatër”, Zhupa shpreh habinë: Nuk e marr vesh… trajnerët ishin jashtëzakonisht të qetë kur ekipi pësonte gol

“Ndeshjet ishin teatër”, Zhupa shpreh habinë: Nuk e marr vesh… trajnerët ishin jashtëzakonisht të qetë kur ekipi pësonte gol

Eduart Zhupa e ka konsideruar teatër javën e 34-t të “Abissnet Superiore”. I ftuar në studion e emisionit “Mega Sport” në “A2 CNN”, trajneri shqiptar ka deklaruar se e vetmja ndeshje e luftuar ishte ajo mes Teutës dhe Tiranës. Zhupa ka shprehur habinë e tij se si krerët e pankinave qendronin të qetë dhe të pashqetësuar ndërsa ekipi pësonte ose shënonte gola. “Po t’i referohemi javës, përveç Durrësi-Tirana, që u luftua dhe u luajt drejt, pjesa tjetër ishte teatër. Unë i pashë ‘live’ të 4-ta. Unë nuk e marr vesh… po të shikoje gjuhën e trajnerëve në pankinë, ishin jashtëzakonisht të qetë. Edhe kur shënonin gol, edhe kur pësonin gol. Dy vendet e para, si mund të tolerojnë në këtë formë?! Mua më erdhi keq...