Ndeshje e çmendur në “Emirates”, Manchester United me fitore spektakolare. Rihapet gara për titull (video)

Ndeshje e çmendur në “Emirates”, Manchester United me fitore spektakolare. Rihapet gara për titull (video)

Supersfida e javës së 23-të në Premier League, mes Arsenalit dhe Manchester United, e luajtur në “Emirates”, ka përfunduar 2-3 për “Djajtë e Kuq”. Michael Carrick e ka nisur me këmbë të mbarë aventurën e tij të dytë në krye të stolit të “Djajve”, duke fituar javën e kaluar derbin ndaj Manchester City dhe sot ndaj Arsenalit, kryesues. Sfida u zhbllokua në minutën e 28-të, ku një top i Bukayo Saka brenda në zonë për Martin Odegaard, që nuk goditet siç duhet nga norvegjezi, por mjaftoi që të devijohej në portën e tij nga mbrojtësi i “Djajve”, Lisandro Martinez. Nuk kaluan shumë minuta dhe erdhi reagimi i Man. United, që barazoi shifrat me Bryan Mbeumo, i cili përfitoi nga një top i kthyer keq mbrapsht...