Ndeshja Tirana-Partizani, policia tregon rrugët që do të bllokohen në orën 14:00

Ndeshja Tirana-Partizani, policia tregon rrugët që do të bllokohen në orën 14:00

Policia e Tiranës ka marrë masa për sigurinë, para, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes së futbollit ndërmjet ekipeve “Partizani” dhe “KF Tirana”, e cila do të zhvillohet ditën e sotme, në orën 16:30, në stadiumin “Arena Kombëtare”. Segmentet rrugore që do të jenë të bllokuara, nga ora 14:00 deri në përfundim të aktivitetit, janë: Sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Lekë Dukagjini”, rruga “Dervish Hima”, si dhe zonat përreth stadiumit “Air Albania”. Rrugëkalimet e tifozëve do të jenë si më poshtë: – Lëvizja e tifozëve të “Partizanit” do të bëhet si vijon: nisja nga zona e Inxhinierisë, në rrugën “21 Dhjetori”, më pas tek “Libri Universitar”, duke vijuar anash Presidencës, në rrugën “Gjergj Filipi”, tek “Coin”, për t’iu drejtuar tribunës N. – Lëvizja e tifozëve të...