Ndeshja me Flamurtarin, Partizanit i mungojnë dy lojtarë

Ndeshja me Flamurtarin, Partizanit i mungojnë dy lojtarë

Partizani ia doli me sukses ndaj Tiranës në derbin e kryeqytetit duke fituar me shifrat 2-0, duke marrë një bonus psikologjik të madh për vazhdimësinë në kampionat. Të kuqtë, kthejnë tashmë vëmendjen nga ndeshja e së dielës kundër Flamurtarit në Vlorë, teksa për këtë takim trajneri Oltijon Kërnaja do të duhet të bëjë pa dyshen Paulo Buxhelaj dhe Arafat Dumbia. Dyshja u ndëshkua me karton të verdhë në derbi teksa Dumbia u ndëshkua edhe pse nuk u aktivizua. Kështu, të dy lojtarët do të jenë pushim për takimin e radhës teksa në vendin e Buxhelajt do të luajë David Atanaskoski, ashtu siç ndodhi në fakt edhe në derbi ndaj Tiranës pasi Buxhelaj e nis ndeshjen nga stoli. Ndërkohë, Dumbia mungonte për Partizanin nga derbi i...