Ndeshja Elbasani-Egnatia me tensione/ Kapsollë në mes të fushës, dëmtohet gjyqtari i FIFA-s, çfarë ndodhi

Ndeshja Elbasani-Egnatia me tensione/ Kapsollë në mes të fushës, dëmtohet gjyqtari i FIFA-s, çfarë ndodhi

Ndeshja Elbasani-Egnatia ishte mjaft e tensionuar në pjesën e parë. Një përplasje mes Lajthisë dhe Alijev solli edhe reagimin e tifozëve verdheblu, kur regjistrohej minuta e 32-të. Pranë gjyqtarit të FIFA-s, Rejdi Avdo, u hodh një kapsollë. Dhe arbitri anësor mbeti i dëmtuar. Ndeshja më pas rifilloi normalisht, pas këtij episodi. Nga verdheblutë u largua me karton të kuq Boje në fillimin e sfidës, më pas Ruçi la kampionët me 10 lojtarë. Sfida vlen për javën 29 në Abissnet Superiore, ndërsa nuk prodhoi gola në fraksionin e parë. Kujtojmë se Egnatia ndodhet 2 pikë prapa Elbasanit në renditje.