Ndeshja e play off për Botërorin 2026 kundër Polonisë/ Kombëtarja mbërrin në Varshavë

Ndeshja e play off për Botërorin 2026 kundër Polonisë/ Kombëtarja mbërrin në Varshavë

Kombëtarja shqiptare ka arritur në kryeqytetin e Polonisë, Varshavë. Të enjten, në orën 20:45 në ‘PGE Arena’ kuqezinjtë do përballen në gjysmëfinalen play-off kundër skuadrës polake. Në rast se kuqezinjtë kalojnë polakët, më 31 mars do luajnë sërish në udhëtim për finalen play-off kundër fituesit e çiftit Ukrainë-Suedi. Më herët, Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) deklaroi se janë shitur të gjitha biletat për ndeshjen e kombëtares. Në dispozicion të shqiptarëve ishin vendosur 3 000 hyrëse, ose 5 për qind e kapacitetit të Stadiumit Kombëtar në Varshavë.