Ndërhyrja e Rudiger është “për burg”, por arbitri nuk ia dha as karton të verdhë
3 Mars 2026 14:48 Alfred Lleshi Mbrojtësi Antonio Rüdiger nuk mori as karton të verdhë, ndonëse duhej të ishte përjashtuar me të kuq direkt për gjurin ndaj Diego Rico. VAR-i nuk e thirri arbitrin Muñiz Ruiz, i cili në fushë nuk e pa episodin. Kësisoji, Rüdiger shpëtoi pa ndëshkim. Analistët e mediave të ndryshme folën për një veprim që mund të sillte 4 deri në 12 ndeshje pezullim. Ai që pritej të fliste ishte vetë Diego Rico. Në një intervistë për “Tiempo de Juego”, futbollisti i Getafe u shpreh ashpër: “Nëse më kapte keq, mund të më linte të vdekur aty. Po të ishte e kundërta, do të më kishin pezulluar 10 ndeshje ose s’do të luaja më fare këtë sezon. Nuk e di për...
Burimi:
telesport.al