Nazmi Gripshi i bashkohet Rubin Kazanit, mësohet rroga që do të marrë lojtari shqiptar
Nazmi Gripshi ka bërë një kalim të ri në karrierën e tij. Pas shkëlqimit të madh me Astanën, futbollisti shqiptar ka ndërmarrë një tjetër aventurë. Këtë herë Gripshi ka bërë një hap përpara duke shkuar te Rubin Kazani.Një ekip ku prej shumë kohësh është pjesë edhe Mirlind Daku. Gripshi është në moshën 28-vjeçare dhe vlerësohet si një prej lojtarëve me potencial te Shqipëria, pavarësisht kohës së pakët të aktivizimit të tij. Ndërkohë sipas burimeve tona, Gripshi do të marrë rreth 650 mijë euro pagesë, me një kalim që është padyshim mbreslënës. /Sport Ekspres/
Burimi:
sportekspres.com