Burimi:
telesport.al
Foto © telesport.al
Napoli ndalet në shtëpi, Interi mban kreun. Gara për titull “vishet” zikaltër
8 Janar 2026 8:11 Alfred Lleshi Napoli dhe Interi mbërrijnë te ndeshja direkte me gjendje krejt të ndryshme shpirtërore. Napoli barazon në “Maradona” ku, edhe pse tregon karakter me një përmbysje të pjesshme, nuk merr 3 pikët e pritshme. Verona mbetet një “tabu” për napolitanët, si në precedentë historikë. Skuadra e Contes vuajti bllokun e ulët të Zanetti. Krahët (Lang–Gutierrez) gjetën pak hapësira dhe mungesa e Neres peshoi. Reagimi erdhi falë McTominay dhe Hojlund, me rregullime taktike (Marianucci, Di Lorenzo më lart, Politano trekuartist, Spinazzola). Dyshja Lucca–Hojlund solli barazimin, por koha nuk mjaftoi për fitoren. Interi fitoi në Parma pa shkëlqim, por bindshëm. Chivu bëri rotacion (Carlos Augusto, Sucic, Mkhitaryan, Pio Esposito) dhe përballoi 4-5-1 e Cuesta. Zgjidhja vinte nga krahët; Dimarco shënoi i pari....