“Muriqi te Interi nuk do të luante asnjë ditë”, Alliu tregon diferencën: Asllani i Kosovës merr metra për te zona rivale, ky i yni shkon te zona e tij
Mungesa e vazhdimësisë së lojtarëve shqiptarë në Europë ishte një nga temat e diskutimit në studion e emisionit “Mega Sport” në “A2 CNN Albania”. Ilirjan Alliu ka treguar diferencat mes lojtarëve nga Shqipëria dhe atyre nga Kosova. Ish-lojtari i Kombëtares është shprehur se lojtarët e ardhur nga Kosova i kanë ngjitur shkallët gradualisht, ndërsa lojtarët e Shqipërisë kanë synuar ekipet e mëdha që në moshë të hershme. “Shumë gradualisht rriten këta shqiptarët e Kosovës. Vijnë luajnë një herë te Partizani, pastaj shkojnë me ndonjë ekip në Poloni, pastaj kur i sheh te Fenerbahçja. Kur i sheh, bëjnë 55% të golave te Majorka. Rasti i Muriqit. Po të shkonte te Interi, Muriqi nuk do të luante asnjë ditë të jetës së vetë. Ka ecur gradualisht. U...
Burimi:
sportekspres.com