Muriqi para “finales” me Turqinë: Nuk më intereson të shënoj, rëndësi ka të shkojmë në Botëror
Kapiteni i Kosovës, Vedat Muriqi, foli në konferencën për shtyp para ndeshjes vendimtare me Turqinë, duke theksuar rëndësinë e fitores dhe jo golat personalë. Ai ndau emocionet dhe besimin te suksesi i dardanëve në këtë moment historik: “Gjithmonë them se nuk më intereson të shënoj shumë gola, përderisa fiton ekipi. Nuk më intereson aspak, shpresoj që edhe nesër të mos shënoj, por vetëm të fitojmë… Jo vetëm për mua, por për të gjithë Kosovën, pas Pavarësisë mund të jetë lumturia më e madhe e shtetit tonë. Nesër besoj fuqishëm në fitore, shpresojmë ta arrijmë suksesin. Emocionalisht po ndihem ndryshe, jam formuar si futbollist atje, kam shumë respekt për përfaqësuesen e Turqisë, por nesër është ndryshe, sepse luaj për kombëtaren. Vazhdoj t’i respektoj kundërshtarët, por do...
Burimi:
telesport.al