Mungon vetëm firma në kontratë, “special one” kthehet te Reali i Madridit
Një situatë e dalë jashtë kontrollit ka nevojë për një njeri “special” për t’u kthyer nën kontroll. Për këtë arsye Reali i Madridit ka vendosur të rikthejë Zhoze Murinjon në krye të pankinës. Sipas Fabricio Romanos, palët kanë rënë dakort verbalisht për të bashkëpunuar. Eksperti i merkatos raporton se tashmë mungon vetëm firma në kontratë. Marrëveshja është është planifikuar për 2 vitet e ardhshme. Mësohet se Zhoze Murinjo do të udhëtojë drejt Madridit pas përballjes mes Realit dhe Atletik Bilbaos./Sport Ekspres/
Burimi:
sportekspres.com