Mungojnë dy kapitenët e Realit, ja kush e merr shiritin sonte në El Clasico
10 Maj 2026 16:50 Telesport Real Madrid do të ketë një kapiten të pazakontë sonte në El Clasico. Me mungesën e Dani Carvajal dhe Federico Valverdes, shiriti i kapitenit do t’i besohet Vinícius Junior. Braziliani e merr këtë rol në periudhën më të vështirë për madrilenët pas përplases Valverde-Tchouameni. Sipas hierarkisë së skuadrës, ai është lojtari më i vjetër nga futbollistët e “Los Blancos”.
Burimi:
telesport.al