“Muçin e shoh si sulmues”, Sylvinho: Ja pse e thirra Anis Mehmetin

“Muçin e shoh si sulmues”, Sylvinho: Ja pse e thirra Anis Mehmetin

Kombëtarja shqiptare do të luajë ndeshjen e parë të play-off-it të Botërorit 2026 ndaj Polonisë më 26 mars në Varshavë, në orën 20:45. Trajneri Sylvinho ka bërë publike listën me 26 lojtarët e ftuar për këtë përballje, si edhe për ndeshjen e mundshme ndaj Ukrainës ose Suedisë më 31 mars. Në konferencën për mediat të shtunën, Sylvinho foli për mundësinë e aktivizimit të lojtarëve si Muçi dhe Mehmeti, sidomos me mungesën e sulmuesit Rei Manaj për shkak dëmtimi. Sylvinho e konsideroi Muçin si lojtar të rëndësishëm dhe që ka aftësi përpara portës. “Për sa i përket Muçit, unë Muçin e shoh si sulmues. Përveç faktit që ai luan si sulmues krahu, por ashtu edhe si trekuartist, në fushë ai është një lojtar që shënon, e...