Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën
Sulmuesi Ernest Muçi nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Silvinjo për ndeshjen miqësore ndaj Ukrainës, që do të zhvillohet më 31 mars. Sipas njoftimit nga Federata Shqiptare e Futbollit, lojtari ka shfaqur probleme fizike dhe nuk ka marrë pjesë në seancat stërvitore me pjesën tjetër të ekipit. Për këtë arsye, është vendosur largimi i tij i parakohshëm nga grumbullimi i kuqezinjve. Muçi do të rikthehet menjëherë pranë klubit të tij, Trabzonspor, ku pritet t’u nënshtrohet ekzaminimeve të mëtejshme mjekësore për të përcaktuar shkallën e dëmtimit. Sulmuesi u rikthye në radhët e Kombëtares për ndeshjet e fazës “play-off”, ku në sfidën e fundit ndaj Polonisë u aktivizua si zëvendësues gjatë pjesës së dytë. Ky është largimi i tretë nga radhët e Shqipërisë pas Ylber...
Burimi:
javanews.al