Mourinho tha se Interi i tij ishte më i mirë, Chivu i kundërpërgjigjet me klas
9 Maj 2026 22:01 Telesport Në intervistën pas fitores 0-3 ndaj Lazio-s, Cristian Chivu nuk i ka shpëtuar dot pyetjeve për komentin e Jose Mourinho, i cili u shpreh se Interi i tij, pra i vitit 2010, ishte më i mirë se ky i sotmi. Gjithashtu, portugezi tha se asnjë lojtar nga Interi i sotëm nuk do të luante dot në Interin e vitit 2010. Përgjigjja e Chivu ndaj komenteve të Mourinho-s ishte shumë e matur, duke treguar dhe njëherë tjetër profesionalizmin e rumunit. “Pata fatin të luaja në atë ekip. Jam i sigurt se nuk mund të bëhen krahasime midis dy brezave, shumë gjëra kanë ndryshuar në 16 vjet. Por ky Inter, ashtu si skuadra e vitit 2010, u sjell gëzim tifozëve të tij,...
Burimi:
telesport.al