“Mos m’i kërkoni arsyet e largimit”; Guardiola emocionon me letrën e lamtumirës nga Manchester City
Pas muajsh spekulimesh, tashmë është zyrtare. Pep Guardiola do të largohet nga Manchester City në fund të sezonit, duke mbyllur një nga ciklet më të lavdishme në historinë moderne të futbollit europian. I emëruar në korrik 2016, Guardiola largohet si trajneri më i suksesshëm në historinë e “Citizens”, me plot 20 trofe të fituar dhe identitet futbollistik që ndryshoi përgjithmonë klubin anglez. Megjithatë, lidhja e tij me City nuk do të marrë fund plotësisht. Tekniku katalanas do të mbetet pjesë e “City Football Group” si ambasador global, duke ofruar këshilla teknike dhe kontribuar në projekte të ndryshme të grupit. Në letrën e tij emocionuese të lamtumirës, Guardiola shkruan: “Eh, sa momente të bukura kemi kaluar së bashku. Mos m’i kërkoni arsyet e largimit tim. Nuk...
Burimi:
telesport.al