Mitaj luan si sulmues i majtë. Al-Ittihad ndal Al-Hilal, Al-Nassr me fitore bindëse dhe merr kryesimin (video)
21 Shkurt 2026 21:58 Telesport Al-Nassr ka marrë fitoren e shtatë rresht në ligën profesioniste në Arabinë Saudite, duke mposhtur 4-0 Al Hazem, falë dopietës së Cristiano Ronaldos dhe golave të Kingsley Coman dhe Angelo. Me dy golat e shënuar sot, Cristiano Ronaldo arrin shifrën e 964 golave në karrierë, 501 prej tyre të shënuar pas moshës 30-vjeçare, si askush tjetër. Falë kësaj fitoreje dhe hapit fals të Al-Hilal, Al-Nassr ngjitet në vendin e parë, pas disa javësh. Në sfidën tjetër, Al-Hilal barazoi 1-1 ndaj Al-Ittihad. Miqtë luajtën me një lojtar më pak që nga minuta e 9-të për shkak të kartonit të kuq të Hassan Kadesh, për faull ndaj lojtarit të fundit. Al-Hilal e mbylli pjesën e parë në avantazh 1-0 falë golit të...
Burimi:
telesport.al