Mirupfashim Arsenal! Odegaard gjen klubin e ri, gati transferimi prej 40 milionë eurosh

Mirupfashim Arsenal! Odegaard gjen klubin e ri, gati transferimi prej 40 milionë eurosh

5 Korrik 2026 8:54 Telesport Martin Odegaard pritet të jetë një nga largimet e mëdha tek Arsenal, gjatë kësaj vere. Edhe pse norvegjezi është nën kontratë me londinezët deri në vitin 2028, ai ka vendosur të ndajë rrugët me Arsenal gjatë kësaj vere. Sipas raportimeve që vijnë nga Turqia, konkretisht nga gazetari Selman Öztürk, Odegaard ka arritur një marrëveshje me Galatasaray-in mbi kushtet personale dhe detajet e tjera të kontratës. Sipas burimit në fjalë, Bjorn Kvarme, agjenti i lojtarit, ishte në Stamboll javën e kaluar për të finalizuar marrëveshjen. Në anën tjetër, BBC Sport zbulon se Arsenal është gati për të lejuar largimin e Odegaard, mjafton që oferta të jetë 40 milionë euro. Gjatë javës që vjen pritet të ketë takime zyrtare mes dy klubeve...