Mirupafshim Real Madrid. Raul Asencio gjen ekipin e ri, oferta është 20 milionë euro
9 Maj 2026 22:14 Telesport Pas dështimit të plotë këtë sezon dhe problemeve të shumta të javëve të fundit, Real Madrid po përgatitet për një revolucion të vërtetë në verë, ku pritet të ketë shumë largime. Një nga lojtarët që ka bërë gati valixhet që tani është Raul Asencio. Qendërmbrojtësi ka pasur një rol dytësor këtë sezon dhe nuk bën pjesë në projektin e ri të Real Madrid. E ardhmja e 23-vjeçarit pritet të jetë në Superligën turke. Sipas Fanatik, Besiktas e ka prioritet kryesor transferimin e qendërmbrojtësit spanjoll gjatë verës së ardhshme. Klubi nga Stambolli është i gatshëm të ofrojë 20 milionë euro për qendërmbrojtësin. Vlera në treg aktualisht e Raul Asencio është 25 milionë euro, nëse i referohemi Transfermarkt.
Burimi:
telesport.al