Mirupafshim Cancelo! Barcelona gjen në Serie A mbrojtësin e duhur për krahun e djathtë

Mirupafshim Cancelo! Barcelona gjen në Serie A mbrojtësin e duhur për krahun e djathtë

19 Prill 2026 15:24 Telesport Pavarësisht formës së mirë të treguar nga Joao Cancelo, anësori portugez do të largohet në fund të këtij sezoni nga Barcelona, për t’u rikthyer tek Al-Hilal, aty ku është nën kontratë deri në qershorin e vitit 2027. Pavarësisht se kanë një lojtar me përvojë si Jules Kounde, Barcelona po mendon të bëjë një përforcim për krahun e djathtë dhe emri i preferuar nga katalanasit është Marco Palestra. 21-vjeçari po shkëlqen këtë sezon në Serie A me fanellën e Cagliari-t, aty ku është i huazuar nga Atalanta. Paraqitjet e tij të qëndrueshme gjatë këtij sezoni kanë tërhequr vëmendjen e shumë klubeve, mes tyre edhe të Barcelonës. Vlera në treg e Palestra-s është 30 milionë euro, por Atalanta ka lënë të kuptohet...