“Mirë se erdhe…”, De Laurentiis zyrtarizon goditjen e bujshme të Napolit në merkato
24 Janar 2026 19:30 Telesport Tashmë është konfirmuar edhe zyrtarisht, braziliani Giovane është lojtari më i ri i Napolit. Presidenti i kampionit në fuqi të Serie A, Aurelio De Laurentiis, ka zyrtarizuar goditjen e bujshme të janarit përmes një postimi në rrjetet e tij sociale, duke shkruajtur shkurt “Mirë se erdhe Giovane”. Marrëveshja mes klubeve është transferim përfundimtar për shifrën 20 milionë euro, pa përfshirë këtu bonuset e ndryshme, të cilat do të bëhen të ditura më vonë. 22-vjeçari brazilian u transferua në verë te Verona si lojtar i lirë nga Corinthians dhe vetëm pas 6 muajsh bën hapin e madh në karrierë, duke firmosur për Napolin. Në gjysmën e parë të sezonit me Veronën, ai shënoi 3 gola dhe dha 4 asiste. Ai mund...
Burimi:
telesport.al