Miqësorja me Uzbekistanin, flet trajneri Alban Bushi: Kemi punuar shumë gjatë këtyre ditëve & jemi gati për ndeshjen
Trajneri i Kombëtares U-21, Alban Bushi, ka folur në prag të ndeshjes miqësore që kuqezinjtë do të zhvillojnë nesër në orën 14:30 ndaj Uzbekistanit në Antalia. Në prononcimin e dhënë për fshf.org, Bushi u ndal te përgatitjet e ekipit, integrimi i lojtarëve të rinj dhe vlerësimi për kundërshtarin. Trajneri theksoi se skuadra ka pasur një periudhë të gjatë përgatitore në këtë grumbullim, gjë që ka ndihmuar ekipin të punojë më qartë në aspektin taktik dhe të përmirësojë bashkëpunimin mes lojtarëve. “Është hera e parë që grumbullohemi kaq ditë stërvitje për të kryer një ndeshje. Mendoj që kemi një grup shumë të mirë. Na kanë ardhur lojtarë të rinj për herë të parë që vijnë nga jashtë siç është Asani, Gojani dhe Dibrani që janë lojtarë...
Burimi:
sportekspres.com