Miqësorja me Ukrainën, nga zhgënjimi me Poloninë, tek e ardhmja e trajnerit Sylvinho
Pas eliminimit nga play off i Botërorit, tani kuqezinjtë luajnë të martën ndeshjen miqësore me Ukrainën. Një ndeshje thjesht për formalitet për kombëtaren ku rëndësia e vetme mund të jenë lojtarët e rinj në fushë apo ata që nuk kanë marrë shumë minuta gjatë kualifikueseve. Si Shqipëria ashtu dhe Ukraina shuan ëndrrën për në Kupën e Botës, të enjten në mbrëmje, kuqezinjtë që u mundën nga Polonia, ndërsa ukrainasit u eleminuan nga Suedia, ndërsa tani janë detyruar nga FIFA që të luajnë miqësore me njëra-tjetrën. Nuk është momenti më i mirë për lojtarët pas atij zhgënjimi të pësuar, por sikur të mos mjaftonte kjo, e ardhmja e dy trajnerëve është në dyshim, për të mos thënë se gjithçka ka përfunduar. Si trajneri Sergei Rebrov i...
Burimi:
javanews.al