Burimi:
sportekspres.com
Foto © sportekspres.com
Minutat e fundit në Flamurtari-Teuta janë dramë, nuk ka fitues në ndeshjen që u mbërthye nga tensioni
Nuk ka fitues në përballjen Flamurtari-Teuta. Përballja në Vlorë ka përfunduar me shifrat 2-2. Boçi tundi rrjetën në minutën e 22-të, ndërsa Çantakasi barazoi rezultatin për vlonjatët në minutën e 78. Ndërkohë minutat e fundit u kthyen në një dramë të vërtetë për të dyja skuadrat. Oshafi përmbysi rezultatin në minutat shtesë, por në minutën e 95 Jazxhiu vulosi shifrat përfundimtare në 2-2. Ndërkaq, një episod negativ shenjoi këtë sfidë në pjesën e dytë të saj. Tifozët kanë hyrë në fushë duke u përleshur edhe me lojtarët. Skuadra e Teutës, e cila në atë moment ishte duke udhëhequr me shifrat 0-1, la fushën e lojës dhe u fut në dhomën e zhveshjes. Më pas ndeshja rinisi në minutën e 68 të saj./Sport Ekspres/