Ministri i sportit i Iranit: Mund të merret vendimi për të mos shkuar në Botëror
22 Prill 2026 13:05 Alfred Lleshi Në ditët në vijim mund të rifillojnë negociatat mes SHBA-së dhe Iranit, të cilat mund të kenë ndikim edhe në futboll. Këtë verë zhvillohet Kupa e Botës 2026 në SHBA, Meksikë dhe Kanada. Sipas BBC, ministri iranian i sportit, Ahmad Donyamali, ka theksuar se ende nuk ka një vendim zyrtar për pjesëmarrjen dhe se vetëm qeveria ose Këshilli Suprem i Sigurisë Kombëtare mund ta miratojë. Donyamali deklaroi: “Mund të merret vendimi për të mos shkuar. Është planifikuar një grumbullim në javën e tretë të majit në një vend fqinj, rreth një javë. Nëse garantohen kushtet e sigurisë për lojtarët dhe vendi pritës ndalon sjelljet e papërshtatshme dhe aventuriere, do të merret një vendim i duhur”. Disa ditë më parë,...
Burimi:
telesport.al