Ministri Gonxhja premton: Shumë shpejt do të kemi një ligj sponsorizimi

Ministri Gonxhja premton: Shumë shpejt do të kemi një ligj sponsorizimi

Adriatik BALLA Sporti shqiptar ka nevojë për një platformë të qartë e të fortë për ndryshim në rrugën e duhur. Kjo platformë duhet lidhur me investimin e rëndësishëm e të qëndrueshëm financiar, ndaj në sport ka qenë kërkesë e kahershme që të ketë një ligj sponsorizimi, sikurse e miratoi Kosova më parë dhe që e kanë shumë vende. Madje ligji për sponsorizimin shihet edhe si zgjidhje afatgjatë për zhvillimin e sportit në Shqipëri. I pranishëm në Asamblenë e Përgjithshme të Zakonshme Zgjedhore ishte edhe Ministri i Turizmit, Kulturës, dhe Sportit, Blendi Gonxhja. Në fjalën e tij përshëndetëse, Gonxhja theksoi rolin kyç të FSHF në zhvillimin e sportit dhe konfirmoi se ligji i sponsorizimeve pritet të sjellë më shumë investime dhe mbështetje financiare për futbollin, ndërsa...