Milani prezanton përmes yjeve të vet fanellën e re për sezonin 2026-2027 (fotot)
22 Maj 2026 10:16 Alfred Lleshi Milani ka prezantuar fanellën e re shtëpiake për sezonin 2026/27, e firmuar nga “Puma”. Ajo rikthen vijat e gjera kuqezi që përshkojnë të gjithë fanellën, si në pjesën e përparme, ashtu edhe në atë të pasme. Po kështu rikthen pantallonat e bardha dhe çorapet e zeza. “Nuk bëhet fjalë thjesht për vija, por për markën dalluese të Milanit. Një identitet që forcohet nga çdo detaj. Shkrimi ‘From Milan to the World’ iu bën homazh miliona tifozëve në mbarë botën, të aftë ta bëjnë klubin të ndihet si në shtëpi në çdo kontinent,” – thuhet në faqen zyrtare. Në pjesën e pasme të jakës, një vulë dylli ruan stemën kuqezi, e ngulitur si firmë autentike dhe simbol i përjetshëm i...
Burimi:
telesport.al