Milani bllokon 35 mln euro për yllin e Premier League, dërgon me urgjencë mjekun në Londër
Janë orë vendimtare për të ardhmen e Jean-Philippe Mateta te Milani, pasi transferimi i sulmuesit francez nga Crystal Palace është vënë në dyshim për arsye mjekësore. Klubi kuqezi ka shprehur shqetësime për gjendjen e gjurit të lojtarit, konkretisht për një inflamacion në menisk, duke bërë që operacioni të vihet seriozisht në rrezik. Mateta ka kryer tashmë vizitat mjekësore në Londër për llogari të Milanit, por drejtuesit nuk janë bindur plotësisht nga raportet e marra. Për këtë arsye, një mjek i stafit kuqezi pritet të udhëtojë sot drejt kryeqytetit britanik për të kryer një kontroll të detajuar dhe për të marrë vendimin përfundimtar. Marrëveshja mes dy klubeve parashikon pagesën e 35 milionë eurove për Crystal Palace, ndërsa për lojtarin është gati një kontratë trevjeçare me pagë...
Burimi:
javanews.al