Milan synon yllin e PSG për sulmin, anësori i Leverkusen “shkel syrin”: Kuqezinjtë një klub i madh
Milan po përgatit një riorganizim në sulmin e tij verën e ardhshme dhe duhet të sigurojë të paktën një sulmues të nivelit të lartë. Shumë emra janë në garë, përfshirë Gonçalo Ramos. Sulmuesi portugez është aktualisht nën kontratë me PSG deri në vitin 2028, por po largohet nga Parisi në kërkim të sfidave të reja. Ai ka një pagë prej afërsisht 3 milionë eurosh neto në sezon. Këtë sezon, ai ka shënuar 12 gola në 41 paraqitje në të gjitha garat. Një tjetër emër është Alejandro Grimaldo, një sulmues anësor te Bayer Leverkusen dhe ekipin kombëtar spanjoll. Ai foli për thashethemet e interesit të kuqezinjve për të: “Jam i lumtur në Leverkusen, por një mijë gjëra ndodhin gjithmonë në verë. Në futboll gjithçka ndryshon shumë...
Burimi:
telesport.al