Milan siguron përforcimin e parë për sezonin e ri. Ja detajet e marrëveshjes
11 Maj 2026 17:17 Telesport Leon Goretzka do të transferohet te Milan në fund të këtij sezoni. Duke qenë se nuk gjeti gjuhën e përbashkët për rinovimin e kontratës me Bayern, mesfushori gjerman do të largohet falas dhe destinacioni i tij i ri do të jetë Serie A. Milan ka qenë klubi më i vendosur në negociata. Kuqezinjtë kanë punuar në heshtje, por në mënyrë efektive për të bindur lojtarin dhe për të finalizuar një marrëveshje që, sipas raportimeve të fundit, është praktikisht e vulosur. Mesfushori 31-vjeçar do të nënshkruajë një kontratë tre-vjeçare me një pagë afër pesë milionë euro në vit. Përveç Goretzka që mund të quhet me plot gojën çështje e mbyllur, Milan po punon edhe për përforcime të tjera.
Burimi:
telesport.al