Milan shënjestron talentin 21-vjeçar portugez për mbrojtjen, po surprizon në Serie A me Lecce

Milan shënjestron talentin 21-vjeçar portugez për mbrojtjen, po surprizon në Serie A me Lecce

22 Prill 2026 10:02 Telesport Milan ka hyrë në garë për të siguruar shërbimet e portugezit Tiago Gabriel, mbrojtësin 21-vjeçar që luan në Serie A me ekipin e Lecce. Ai shënoi të hënën në mbrëmje gjatë ndeshjes kundër Fiorentina. Ky ishte goli i dytë për gjigandin portugez në Serie A, 1.94 metra i gjatë, që luan si qendërmbrojtës. Ai është në sezonin e tij të dytë në Itali dhe menjëherë ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve. Përveç Milan për Gabriel janë interesuar edhe ekipet angleze të Brentford e Nottingham Forest. Mësohet se drejtuesit e klubit kuqezi janë takuar tashmë me agjentët e mbrojtësit portugez. Klubi i Lecce e vlerëson rreth 25-30 milionë euro talentin e ri portugez, që ka debutuar edhe me kombëtaren U-21 të...