Milan nuk pret fundin e sezonit, vendos që tani për fatin e Niclas Fullkrug

Milan nuk pret fundin e sezonit, vendos që tani për fatin e Niclas Fullkrug

28 Mars 2026 19:40 Telesport Me përfundimin e këtij sezoni, Niclas Fullkrug do të rikthehet te West Ham. “CalcioMercato” zbulon se Milan ka vendosur që tani të ndajë rrugët me sulmuesin gjerman, i huazuar nga West Ham, gjatë merkatos së janarit, me të drejtë blerje në fund të këtij sezoni. Sulmuesi gjerman është aktivizuar në 14 ndeshje dhe ka luajtur gjithsej 430 minuta, ku ka shënuar vetëm 1 gol, duke rezultuar komplet jashtë pritshmërive. Në këtë situatë, kuqezinjtë janë të detyruar të ndërhyjnë në merkato për të forcuar repartin e sulmit për sezonin e ri, aq më tepër duke ditur që do të luajnë edhe në Champions League. Përsa i përket Fullkrug, pavarësisht se është nën kontratë me West Ham deri në vitin 2028, sulmuesi...