Milan në rrezik, Rafa Leao ëndrra e madhe e “Djajve të Kuq”. Zbulohet oferta që ka bërë gati Man. United…
29 Janar 2026 18:02 Telesport Edhe pse prej kohësh se Milan dhe Rafael Leao janë në bisedime për të rinovuar kontratën, e cila skadon në vitin 2028, deri tani nuk ka pasur gjë zyrtare. Në këtë situatë, portugezi vazhdon të jetë në radarin e shumë klubeve të mëdha. “Daily Mail” zbulon se Rafa Leao është objektivi kryesor i merkatos verore te Manchester United. Duke qenë se Benjamin Sesko i transferuar verën e kaluar mbi 76 milionë euro po rezulton një dështim, “Djajtë e Kuq” janë të bindur se Rafa Leao do të ishte profili i duhur për të udhëhequr sulmin e tyre. Sipas raportimit në fjalë, Manchester United po përgatit një ofertë që është e vështirë të refuzohet nga Milan, në shifrën 85-90 milionë euro...
Burimi:
telesport.al