Milan-Modriç, ‘martesa’ duket se do të zgjasë, kroati drejt qëndrimit edhe për një sezon

Milan-Modriç, ‘martesa’ duket se do të zgjasë, kroati drejt qëndrimit edhe për një sezon

Tërheqja nga futbolli mund të presë. Luka Modric duket se është i vendosur të luajë edhe të paktën për një sezon tjetër dhe këtë kërkon ta bëjë ende dhe vetëm me fanellën e Milanit. Në këto orë, në fakt palët janë duke diskutuar një akord të ri, pasi edhe vetë Amorim ditën e prezantimit të tij, kur tha se shpresonte që ta kishte në dispozicion. Modric, pavarësisht se Milani nuk u kualifikua për në Ligën e Kampioneve sezonin e ardhshëm, ka krijuar një raport të shkëlqyer më klubin kuqezi dhe me qytetin e Milanos dhe edhe për këtë arsye ai ka vendosur që të përjetojë edhe një sezon të dytë në Serie A. Dhe kështu, palët nisën të diskutojnë rinovimin e kontratës që tani duket...