“Milan, më mungon shumë. Fat të mbarë në rikthimin në Champions League”
Në një intervistë të fundit për “Sky Sport Italia”, Oliver Giroud i ka dërguar një mesazh të përzemërt klubit të Milanit, aty ku kaloi tre nga vitet më të lumtura të karrierës së tij. Sulmuesi francez iu ka uruar suksese kuqezinjve në përpjekjen e tyre për t’u rikthyer në Champions League. “Kur dëgjoj fjalën Milan, mendoj për pasionin për futbollin, “San Siron”, Scudetton, dashurinë e tifozëve kur isha në fushë. Kam shumë nostalgji për Milanin, më mungon ky klub ku kalova tre vite fantastike. Shpresoj që Milan të kthehet në Champions League në sezonin e ardhshëm”, tha Giroud. Ndër të tjera, Giroud u pyet edhe për sulmuesit aktual të Milanit dhe vështirësinë e treguar këtë sezon për të gjetur golin. “Ky është ndoshta një sezon...
Burimi:
telesport.al