Milan gjen në Angli qendërmbrojtësin që i mungon, një italian për Allegri-n

Milan gjen në Angli qendërmbrojtësin që i mungon, një italian për Allegri-n

21 Janar 2026 18:08 Telesport Pas transferimit të Pervis Estupinan nga Brighton në verë për 30 milionë euro, Milan po palnikon të bëjë një tjetër goditje te klubi anglez. “SportMediaset” zbulon se objektivi i radhës i kuqezinjve është Diego Coppola, qendërmbrojtësi 22-vjeçar i cili është i hapur pëqr një rikthim në Itali, ku më parë ka qenë pjesë e Veronës. Sipas burimit në fjalë, italiani do të huazohet deri në fund të sezonit te Milan, me të drejtë blerje. Vlera e kartonit llogaritet të jetë 12-15 milionë euro. Për Coppola ka interes edhe nga ekipet e tjera si Atletico Madrid dhe Valencia, por Milan duket më afër tij. Marrëveshja pritet të zyrtarizohet brenda javës dhe Coppola do të jetë shumë shpejt në dispozicion të trajnerit...